Francë, shkatërrohet rrjeti shqiptarë i trafikimit të drogës

Nga Exit News
Francë, shkatërrohet rrjeti shqiptarë i trafikimit të drogës

Një rrjet shqiptatësh për trafikimin e lëndëve narkotike u kap këtë javë në Lyon të Francës.

Agjensia franceze e lajmeve AFP njoftoi se në Lyon u arrestua grupi shqiptar i trafikut të drogës dhe u konfiskuan 3 200 euro, dy kilogram heroinë dhe 500 gramë kokainë.

14 personat, anëtarë të grupit, ishin të gjithë shqiptarë me statusin e azilantit. Të gjithë ishin të moshës nga 19 deri në 46 vjeç. Grupi kishte 13 meshkuj dhe një femër.

Hetimet ndaj tyre nisën kur shqiptarët kërkuan të kthehen në shtëpi gjatë karantinës.

Ata dërgonin rregullisht para në Shqipëri për t’i investuar në hotele dhe qendra tregtare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>