Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot se pas 7 vitesh keqqeverisje nga Rama, vendit i duhet një qeverisje normale që të nxjerrë ekonominë nga kriza e rëndë.
Gjatë takimeve me biznesin në njësinë 4 në Tiranë, Basha tha se të gjithë sipërmarrësit ankohen se rënia e fuqisë blerëse dhe rritja e faturave ka sjellë pasiguri dhe pamundësi për të ardhmen e bizneseve të tyre dhe të ardhurave për familjen.
“Pas 7 vitesh ky KM nuk mund të ofrojë më asgjë sepse gjithçka që ka bërë në këto 7 vjet ka qenë e kundërta e asaj që ka premtuar duke përkeqësuar vit pas viti situatën ekonomike të shqiptarëve.
Pas 7 vitesh ky KM nuk mund të ofrojë më asgjë sepse gjithçka që ka bërë në këto 7 vjet ka qenë e kundërta e asaj që ka premtuar duke përkeqësuar vit pas viti situatën ekonomike të shqiptarëve,” u shpreh Basha në Facebook.
Ai i premtoi se qeveria e tij do të çojë vendin drejt normaliteti dhe zhvillimit ekonomik në përfitim të gjithë qytetarëve, dhe jo vetëm një grushti oligarkësh.