Veliu bën ndryshime në drejtuesit e policisë në rrethe

Nga Exit News
Veliu bën ndryshime në drejtuesit e policisë në rrethe

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu ka bërë sot disa ndryshime mes drejtuesve të policisë në Tiranë, Korçë, Fier e Gjirokastër.

Ndër të tjera, Veliu emëroi dhe zëvendësuesin e Enkeleda Toskës në Drejtorinë e Kufirit Tiranë. Toska bashkë me 4 zyrtarë të tjerë u shkarkuan pasi akuzohen si pjesë e një grupi që trafikonte shtetas nga Lindja e Mesme drejt BE-së.

Emërimet e reja janë:

 – Arben Ibro emërohet drejtor kufiri në Tiranë në vendin e Enkeleda Toskës.

 – Neritan Nallbati nga drejtor i standardeve është emëruar drejtor policie në Berat, në vendin e Hasan Ahmetit.

 – Bledar Çeliku nga drejtor kundër trafikut dhe narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme shkon drejtor policie në Fier.

 – Andon Marku, ish-drejtor në Fier, shkon drejtor kufiri në Korçë.

 – Drejtori i kufirit Korçë Arben Joca shkon drejtor kufiri në Gjirokastër.

 – Ferdinad Mara nga Drejtoria e Përgjithshëm është emëruar drejtor i policisë Korçë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>