PD akuzon Ramën e Veliajn: Po i japin 100 milionë euro shtesë inceneratorit të Sharrës

Nga Exit News
PD akuzon Ramën e Veliajn: Po i japin 100 milionë euro shtesë inceneratorit të Sharrës

Partia Demokratike akuzoi sot kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj se po i japin inceneratorit të Sharrës 100 milionë euro shtesë për plehrat e Durrësit.

Përmes një deklarate për shtyp, nënkryetari Edi Paloka e cilësoi dyshen Rama-Veliaj si  “mafian e plehrave” e fshehur pas një kompanie fantazmë, e regjistruar në parajsë fiskale:

“Me këmbënguljen e Edi Ramës, shteti shqiptar do t’i kalojë 100 milionë euro për plehrat e Durrësit, kur fare mirë, mund të kishte ndërtuar një landfill modern që zgjidhte problemet mjedisore dhe të pastrimit të qytetit që përballon fluksin më të madh turistrik në vend. 

Me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, shqiptarët do t’u paguajnë 3 inceneratorëve, të Tiranës, Elasanit dhe të Fierit, 500 milionë euro, gati aq sa mori borxh dje kreu i mafias së plehrave.”

Paloka tha se ‘mafia e plehrave’  kishte llogaritur me saktësi skenarin për të çuar 100 milionë euro para publike në xhepat e Edi Ramës, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt dhe Taulant Ballës:

  1. Në kulmin e pandemisë, mbyllën venddepozitimin e mbetjeve në Porto Romano, përmes një tenderi të paracaktuar nga Edi Rama.
  2. Më pas, shpërndanë në disa vende të dukshme mbetjet e Durrësit.
  3. Pastaj, mafia e la Durrësin pa pastruar, në mënyrë që qytetarët të mërziten dhe të mos interesohen për aferën korruptive 100 milionë euro për largimin e plehrave nga qyteti.
  4. Dhe në fund, i dogjën plehrat publkisht, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore në Manzë, në një zonë që merr vëmendjen si nga Tirana, ashtu edhe nga Durrësi.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>