Kryeministri Rama inaguroi sot nisjen e punimeve për ndërtimin e dy shkollave 9-vjeçare të dëmtuara nga tërmeti, në Marikaj të Vorës.
Rama kërkoi nga firma ndërtuese që t’i përfundojë shkollat para dataës 26 nëntor 2020:
“Projekti është shumë i bukur, por hapësirën nuk e kisha kaq të qartë. Problemi është afati. Në 26 nëntor duhet të mbarojë. Në 27 nëntor në mëngjes, duhet të vijnë fëmijët, prindërit dhe komuniteti dhe të bëjnë festë.”
Një ditë më parë, Rama inaguroi dhe nisjen e punimevetë shkollës “Kastrioti” në Derven të Fushë-Krujës, pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në total qeveria ka premtuar rindërtimin nga e para të 129 shkollave.