Partia Demokratike ka akuzuar opozitën parlamentare se po i shërben Edi Ramës, duke kërkuar ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.
Përmes një shkrimi të nënkryetarit Edi Paloka, PD shkruan se:
“Edi Rama po përdor patericat e Ballaopozitës në Kuvend me qëllim që të ndalojë me ligj koalicionet parazgjedhore. Ky ka qenë projekti i tij që në nisje të debatit për sistemin zgjedhor.”
Paloka akuzon opozitën në parlament se po mundohet të mbajë në pushtet Ramën, përmes kërkesave të saj.
Sot opozita parlamentare dorëzoi në kuvend projektligjin për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ata kërkojnë ndryshimin nga sistemi proporcional me konkurrim rajonal me lista të mbyllura në sistem proporcional me konkurrim rajonal me lista të hapura.
Tjetër kërkesë e tyre është mos lejimi i koalicioneve parazgjedhore.