Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë sot drejtuesin e Prokurorisë së Apelit të Gjirokastrës, Gjon Fusha.
Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu dhe Pamela Qirko.
Në lidhje me kriterin e pasurisë, KPK nuk gjeti asnjë problematikë, ndërkohë prokurori Fusha u vlerësua pozitivisht në kriterin e profesionalizmit.
Në lidhje me kriterin e figurës, DSIK hartoi dy raporte për prokurorin Fusha, ku në të parën e quante të përshtatshëm për të vazhduar detyrën ndërsa në të dytën jo.
KPK vendosi të hedhi poshtë raportin e dytë me argumentin se është i pabazuar.