![Spitali Infektiv QSUT Koronavirusi Doktore Mjeke 5 Lezha rikthehet në hartën e virusit, 2 persona të infektuar](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/04/Spitali-Infektiv-QSUT-Koronavirusi-Doktore-Mjeke-5.jpg)
Dy persona nga Lezha janë infektuar me Covid-19, duke e rikthyer qytetin sërish në hartën e virusit.
Ditët e fundit ata kanë marrë pjesë në nje event familjar në Pukë, ku dyshohet se janë infektuar.
Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon hetimin epidemiologjik.
Ndërkohë në Pukë, një ditë më parë, u gjetën 6 persona të infektuar.
Në orën 11:00 pritet përditësimi nga Ministria e Shëndetësisë për të mësuar më shumë mbi numrin e të infektuarve në 24 orët e fundit.