Reshjet e shiut kanë përmbytur sërish parkun e saporikonstruktuar ‘Rinia’, në Tiranë.
Mes ‘kodrave’ të krijuara artificialisht është grumbulluar ujë, duke krijuar një ‘lumë artificial’, siç shihet në foto.
Parku u inaguarua në 1 qershor 2020. Për rikonstruktimin e tij, kompania AgiKons fitoi 1 miliardë lekë nga Bashkia Tiranë.