Deputetja Rudina Hajdari paralajmëroi kryeminsitrin Rama se opozita në parlament nuk do të votojë Reformën Zgjedhore pa u plotësuar kërkesa e tyre për lista të hapura kandidatësh për deputetë.
Hajdari theksoi se listat e hapura kërkohen nga qytetarët dhe se deputetët janë në kuvend për t’ju përgjigjur interesin të qytetarëve dhe jo të kryetarëve:
“Listat e hapura nuk i do vetëm Rudina apo Mysymi, por e gjithë Shqipërisë, 50 mijë firma ulërasin për lista të hapura.
Çfarë përfaqësojmë ne si Kuvend nëse nuk u përgjigjemi këtyre njerëzve?!
Atë reformë nuk do ta firmosim pa lista të hapura.
Ka ardhur koha të fitojë e drejta, pa interesa dhe militante.
Prandaj Edi Rama, nëse do një përgjigje sot, përgjigjia është kjo: Nuk ka votë pa dëgjuar vullnetin e shqiptarëve. Ky vend ka nevojë për ndryshim.
Ne mund t’i hapim listat dhe të mos e respektojmë kontratën tënde me Lulzim Bashën.”