Sot një sulm terrorist ka shkaktuar 5 të vdekur dhe 36 të plagosur, në Stamboll të Turqisë. Sipas mediave turke, mes të vdekurve është dhe një kamikazë që shkaktoi sulmin.
Sulmi ndodhi në qendër të Stambollit, pranë një zonë të rëndësishme tregtare dhe turistike.
Policia turke njofton se Partia e Punëtorëve Kurdistan, e cila është e jashtëligjshme, ka marrë përsipër sulmin.
Ky është i katërti sulm terrorist që ndodh në Turqi, gjatë një viti.
Për më shumë: