Një 69-vjeçar nga Kruja, i prekur me Covid-19 humbi jetën në spitalin Infektiv, duke e çuar në 42 numrin e viktimave me Covid-19 në vend.
Ai vuante nga leukoza acute dhe prej 10 ditësh po kurohej në terapi intensive në spitalin Infektiv.
Që prej 11 qershorit, 8 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën:
- Në 11 qershor, një 59-vjeçar nga Lushnja.
- Në 12 qershor, një 71-vjeçar nga Durrësi;
- Në 16 qershor, një 68-vjeçar nga Puka;
- Në 17 qershor, një 82-vjeçare nga Tirana;
- Në 18 qershor, një 67-vjeçar nga Shkodra, një 67-vjeçar nga Tirana dhe një 73-vjeçare nga Shkodra.
Në total shpërndarja gjeografike e viktimave nga marsi deri në 19 qershor është:
- Qarku Tiranë – 23 viktima;
- Qarku Durrës – 8 viktima;
- Qarku Shkodër – 5 viktima;
- Qarku Fier – 4 viktima;
- Qarku Vlorë – 1 viktimë;
- Qarku Kukës – 1 viktimë.