
Një edukatore në çerdhen nr.11 në Laprakë është infektuar me koronavirus. Ajo u dyshua si e infektuar disa ditë më parë, por vetëm sot ka marrë rezultatet.
Prindërit e fëmijëve janë telefonuar sot për t’i marrë fëmijët nga çerdhja. Ndërsa edukatoret e tjera dhe stafi janë këshilluar të karantinohen për 14 ditë.
Kjo është çerdhja e dytë në kryeqytet që mbyllet për shkak të Covid-19.
Disa ditë më parë u mbyll dhe çerdhja nr.16 në zonën e ish-Bllokut.
Më 1 qershor qeveria vendosi hapjen e çerdheve në të gjithë vendin, sipas protokolleve të ruajtjes së distancimit social.