Ambasadorja amerikane Yuri Kim pohoi se ka udhëzime të qarta nga Uashingtoni për Shqipërinë.
“Përsa i përket Shteteve të Bashkuara, unë kam udhëzime të qarta nga Uashingtoni që kjo të mbetet një prioritet dhe unë jam e vendosur për ta çuar përpara”, shkroi në Twitter, Ambasada Amerikane duke njoftuar se, Ambasadorja do të jetë e ftuar të premten në 21:00, tek A2 CNN, me gazetarin Blendi Salaj.