
Politikanë, shkrimtarë dhe artistë morën pjesë të shtunën paradite në homazhet në nder të ish-politikanit, studiuesit, shkrimtarit Moikom Zeqo.
Homazhet u zhvilluan në Muzeun Historik Kombëtar, një institucion që e drejtoi për 8 vite, 1997-2005, sipas amanetit të lënë nga Zeqo.
Moikom Zeqo u nda nga jeta mëngjesin e 15 qershorit, në moshën 71 vjeçare. Ai vuante prej disa kohës nga një sëmundje e rëndë.
Zeqo është autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të nje numëri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor.
Punimet e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja si anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, sërbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht.
Në vitet 1992-1996, Zeqo fitoi dhe mandatin e deputetit për Partinë Socialiste.