Nga e hëna, 22 qershor, aeroporti i Rinasit do të nisë fluturimet e rregullta ndërkombëtare.
Ministria e Infrastrukturës lajmëroi se kompanitë ajrore duhet të pajisen vetë me leje nga shtete ku fluturojnë.
Ministria njoftoi kompanitë se duhet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe masat e përcaktuara nga ministria e Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Ndrësa Autoriteti i Aviacionit Civil do të monitorojë zbatimin e këtyre masave.
Për të mësuar më shumë për fluturimet e lejuara, informohuni në faqen e aeroportit të Rinasit.