Policia arreston 2 persona për vendosjen e çadrave në rërë

Nga Exit News
Policia arreston 2 persona për vendosjen e çadrave në rërë

Policia ka arrestuar 2 administratorë të dy lokaleve në Durrës për kundërshtim të forcave të policisë, pasi ju kërkua të hiqnin çadrat dhe shezlongët pa leje në bregdet.

Sipas njoftimit të policisë, ata po hetohen në gjendje të lirë.

Kryeministri Rama njoftoi më 25 maj se asnjë nga kontratat ekzistuese mes bizneseve dhe bashkive nuk do të jetë e vlefshme. Ai tha se qeveria do të ngrejë autoritetin e përkohshëm licensues të plazheve nga subjektet private. Dhe çdo kontratë e re që bashkitë do të lidhin me bizneset do duhet të ketë miratimin paraprak të këtij autoriteti.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>