Kryetari i PDIU-së Shqpëtim Idrizi i bëri thirrje, të hënën, kryeministrit grek të zbatojë marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqi, nënshkruar nga babai i tij, për varrezat e çamëve.
Në 76-vjetorin e genocidit grek Idrizi u shpreh:
“I kujtoj kryeministri grek babain e tij, i cili në bashkëbisedim me Meksin lejonte ngritjen e varrezave të çamëve. Sot i bëj thirrje atij të mos e harrojë babain.
Qarqe brenda dhe jashtë Shqipërisë janë përpjekur të mbulojnë çështjen çame me harresë.”
Idrizi shprehu dhe shqetësimin për rigjallësimin e ekstremistëve grekë:
“Qarqet ekstremiste greke janë gjallëruar duke djegur flamurin shqiptar dhe ne presim të reagojë qeveria. Idiotët e dobishëm të Athinës shfaqen edhe në ekranet shqiptare duke mbrojtur të drejtat e minoritetit grek.”
Idrizi njoftoi se nga e hëna, 22 qershor, fillon organizimi i Javës Çame, me sloganin ‘Mos e harro Çamërinë’.