Vendet e BE-së do të vendosin individualisht për hapjen e kufijve me Ballkanin Perëndimor

Nga Exit News
Vendet e BE-së do të vendosin individualisht për hapjen e kufijve me Ballkanin Perëndimor

Vendet e Bashkimit Europian do të vendosin vetë nëse do të hapin kufijtë për udhëtarët nga vendet e Ballkanit pas datës 1 korrik.

Dy javë më parë, Komisioni Europian i rekomandoi vendeve të BE-së të hapin kufijtë në 1 korrik dhe të rinisin fluturimet si zakonisht, duke e arsyetuar në atë kohë këtë rekomandim me gjendjen e mirë epidemiologjike në Ballkan.

Por në dy javët e fundit, shifrat e të infektuarve në Ballkan janë rritur ndjeshëm, edhe për shkak të rihapjes së vendeve dhe rikthimit të bizneseve në punë.

Zëdhënësi për çështje të migrimit në Komisionin Evropian, Adalbert Jahns, tha për Radio Europa e Lirë se tani u takon vendeve anëtare të vendosin për heqjen apo jo të kufizimeve për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, KE mund të japë vetëm rekomandime, ndërsa vendimi përfundimtar i takon vendeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>