Balla dënon vendimin e Apelit për çështjen CEZ

Nga Exit News
Balla dënon vendimin e Apelit për çështjen CEZ

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka dënuar vendimin e gjykatës së Apelit për çështjen e privatizimit së CEZ-it.

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë, sipas së cilit kjo çështje mbyllet.

Balla e quajti vendimin e Apelit si një vendim që bie ndesh me pritshmëritë e shqiptarëve dhe të partnerëve të Shqipërisë për hetimin e dinosaurëve të korrupsionit.

një postim në Facebook, Balla u shpreh:

“Dosja CEZ është shembulli i pagesave të tarifës së korrupsionit me plotë 6.8 milionë Euro brenda një dite të vetme në qershor 2009, 2 javë pas privatizimit OSSH, 2 javë para zgjedhjeve parlamentare të Qershorit 2009. Paratë dolën ditën me diell me thasë nga Banka Raiffeisen në qendër të Tiranës. ”

Balla tha se do ta apelojë vendimin e Apelit për të pushuar çështjen.

Sipas socialistëve privatizimi i CEZ-it i shkaktoi 400 milione euro dëm shtetit shqiptar. Për këtë arsye, në vitin 2016, Kuvendi ngriti komision hetimor për këtë çeshtje.

Kontrata me kompaninë çeke u prish nga qeveria Rama në vitin 2014, e cila ra dakord të mos shkonte në arbitrazh por t’i paguante CEZ-it rreth 100 milionë euro dëmshpërblim. Opozita e akuzoi Kryeministrin se i kishte falur kompanisë borxhet që ajo ishte zotuar të shlyente duke sjellë një dëm prej rreth 650 milionë eurosh.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>