Drafti final i Reformës Zgjedhore – Si do të përzgjidhen anëtarët e KQZ-së

Nga Exit News
Drafti final i Reformës Zgjedhore – Si do të përzgjidhen anëtarët e KQZ-së

Këshilli Politik ka përfunduar draftin e Reformës Zgjedhore. Në të është pasqyruar dhe dakordësia për mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të ri të KQZ-së.

Shumica qeverisëse ka pranuar propozimin e tretë të Partisë Demokratike, sipas të cilit anëtarët e KQZ -së do të zgjidhen nga një komision parlamentar, ku opozita (PD dhe LSI) do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje. Për futjen e përfaqësuesit në Komisionin Parlamentar, Kuvendi do të hartojë një dispozitë kalimtare. Kjo do të jetë hera e parë pas më shumë se një viti, që opozita do të rikthehet në Kuvend.

Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët e trupit rregullator dhe 2 nga 5 anëtarët e trupit të apelimit. Emrat më pas kalojnë në Kuvend për tu votuar.

Në lidhje me përzgjedhjen e Komisionerit, do jetë mazhoranca ajo që do të propozojë 4 emra, më pas opozita përzgjedh 2 prej tyre, të cilët shkojnë në Kuvend për tu votuar.

Komisioneri zgjidhet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për një mandat 7-vjeçar, të përtëritshëm.

Kanë të drejtën të kandidojnë ose të propozohen për komisioner, shtetasit shqiptarë që vijnë nga radhët e ish funksionarëve politikë apo të kabineteve, ish nëpunësve të nivelit të lartë drejtues, ose të ish drejtuesve të organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe të të drejtave të njeriut.

Paga dhe privilegjet e Komisionerit janë të njëjta me pagën dhe privilegjet e kryetarit të Gjykatës së Lartë.

KQZ aktuale do të shkrihet sapo Kodi i ri Zgjedhor të hyjë në fuqi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>