Basha do vendosë taksën e sheshtë prej 9% kur të vijë në pushtet

Nga Exit News
Basha do vendosë taksën e sheshtë prej 9% kur të vijë në pushtet

Qeveria e drejtuar nga Lulzim Basha do të heqë sistem progresiv të taksave dhe do të vendosë taksën e sheshtë prej 9 për qindësh.

Gjatë një takimin me përfaqësues të Konfederatës së Indrustrive në Shqipëri, kreu i PD-së Lulzim Basha i premtoi atyre mbështetje dhe reforma të qarta, konkrete dhe të realizueshme që do të nxisin zhvillimin ekonomik.

Në një postim në Facebook, Basha shkroi:

“Ulja e taksave, thithja e investimeve të huaja, bashkëpunimi me biznesin, i cili në filozofinë tonë konsiderohet si punëdhënës dhe jo thjesht si taksapagues do të jenë prioritet.

Respektimi i sigurisë juridike e gërshetuar me politika të qëndrueshme fiskale dhe rregullatore do të jenë boshti kryesor i platformës tonë. Implementimi i taksës së sheshtë 9%, eleminimi i lejeve, licencave dhe autorizimeve do të jenë faktorë vendimtar në parandalimin e konkurrencës së pandershme në treg.

Reformat tona do të jenë të qarta, konkrete dhe të realizueshme.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>