Policia shqiptare arreston 5 trafikantë dhe ndalon 17 emigrantë të paligjshëm nga vende të treta, në Korçë dhe në Pogradec, ditën e dielë.
Emigrantët kishin hyrë në mënyrë të paligjshme nga Greqia, dhe po transportoheshin drejt Malit të Zi, me qëllim një nga vendet e BE-së.
Trafikanët shqiptarë merrnin 320 euro për çdo emigrantë. Ky është rasti i dytë, pas arrestimit të një grupi trafikantësh javën e kaluar, sërish në Korçë.