Memja “i dashuri i shpërqendruar” është shpallur reklamë seksiste si për meshkujt dhe për femrat nga rregullatori i reklamave në Suedi. Rregullatori i reklamave njoftoi se reklama i trajton femrat si “objekte seksi” dhe meshkujt si “steriotipikë”.
Autoriteti e morri vendimin pas disa ankesave nga publiku, kur kompania suedeze, Banhof e ripërdori memen e njohur për një reklamë në muajin prill.
Vendimi shkruan se “Komiteti gjen se gruaja në të kuqe, e cila është në fokus të imazhit përmes vlerësimit të bërë nga mashkulli, portretizohet si objekt seksi”.
Ndërsa, mashkulli “përfaqësohet si një burrë steriotipik në kërkim të femrave, të cilat I ndërron në të njëjtën mënyrë siç ndërron punën. Ndaj reklama është diskriminuese edhe për meshkujt”.
Pas vendimit, kompania u shpreh se po penalizohet sepse po përdor një foto të vjetë dhe të lodhur.
Fotografia e famshme, e bërë nga fotografi spanjoll Antonia Guillem, tregon një djalë duke ecur me të dashurën e tij dhe shpërqëndrohet nga një femër tjetër e veshurme të kuqe. Foto u bë si pjesë e një stoku imazhesh, por ajo u ringjall pasi u postua në median sociale vitin e kaluar.