Autoriteti amerikan i Aviacionit (FAA) po vlerëson rikthimin e avionëve Boeing 737 pas më shumë se sa një viti ndalesë.
Avioni Boeing u ndalua të fluturojë në mars 2019, pas dy aksidenteve fatale ku u vranë 346 persona.
Një certifikatë fluturimi, pritet të lëshohet këto dy ditë, por ende asgjë nuk ka përfunduar.
Autoriteti i Aviacionit do të duhet të miratojë edhe një procedurë të re trajnimi për pilotët.
Në prill, Boeing konfirmoi se do të përmirësonte dy programet për kontrollin e avionit në fluturim. Këto programe ishin edhe shkaktaret e dy aksidenteve fatale.