Korea e Jugut do të lejojë zhvillimin e lojrave sportive me një numër të caktuar spektatorësh.
Vendi po mbyll një nga shpërthimet më të këqija të virusit jashët Kinës, të cilin duket se e ka vënë nën kontroll përmes, testimit, gjurmimit dhe trajtimit.
Korea e Jugut filloi të hapej në fillim të majit, dhe disa nga eventet sportive si baseball, dhe futbolli nisën sezonin.
Ky vendim erdhi pavarësisht alarmit për një valë ët dytë infeksionesh, dhe 35 rasteve të reja ditore në Seul gjatë javës së kaluar.
Të dielën në vend u raportuan 62 raste të reja, duke e çuar numrin në 12,715 në total.