3 persona nën hetim, zunë pa leje plazhet publike

Nga Exit News
3 persona nën hetim, zunë pa leje plazhet publike

Tre persona po hetohen pasi akuzohen se kanë zënë hapësirat publike në plazhin e Durrësit duke vendosur çadra dhe shezlongë pa leje.

Dy prej tyre, një 26 dhe një 29 vjeç kishin zënë plazhin publik në vendin e quajtur “Bregu i detit Adriatik”, në fshatin Sektor Rinia.

Ndërsa një tjetër kishte zënë plazhin, përpara lokalit të tij.

Disa javë më parë, ministri i Turizmit Blendi Klosi njoftoi se këtë vit, edhe për shkak të pandemisë së Covid-19, do tu lihet më shumë hapësirë publike në plazhe qytetarëve. Ndërsa bizneset duhet të bëjën një aplikim të veçantë për të përfituar lejen për shfrytëzimin e plazheve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>