Dy viktima me Covid-19 në 24 orë, shkon në 58 totali

Nga Exit News
Dy viktima me Covid-19 në 24 orë, shkon në 58 totali

Dy pacientë më Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit duke e çuar totalin e viktimave në vend në 58.

Viktimat janë:

  • një 78-vjeçare nga Tirana, e transferuar në Infektiv nga një spital jopublik;
  • një 83-vjeçar nga Durrësi, i cili vuante nga hipertensioni.

58 viktimat janë të shpërndarë në këto qarqe:

  • Qarku Tiranë 32,
  • Qarku Durrës 10,
  • Qarku Fier 5,
  • Qarku Vlorë 2,
  • Qarku Shkodër 7,
  • Qarku Kukës 1,
  • Qarku Elbasan 1.

Në ditët e fundit, pothuaj çdo ditë ka pasur humbje jete mes pacientëve me Covid-19.

Edhe numri i pacientëve që kanë nevojë për shërbim në spital është rritur duke shënuar rekord të ri. Aktualisht në Infektiv janë shtruar 84 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>