
Një mjek 56-vjeçar, i infektuar me Covid-19, është në gjendje të rëndë dhe është në terapi intensive, i intubuar.
Mjeku punonte tek pavioni i sëmundjeve të gjakut, hematologjisë, ku dhe u infektua.
Ky pavion është një prej pavioneve që u prek nga virusi bashkë me atë të sëmundjeve të brendshme dhe urgjencën e spitalit francez në QSUT.
Aktualisht në spitalin infektiv po kurohen 84 pacientë, 11 prej të cilëve në terapi intensive, ku mjeku 56-vjeçar dhe një pacient tjetër janë të intubuar.