![albana shtylla Albana Shtylla zgjidhet në krye të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/06/albana-shtylla-1-1.jpg)
Albana Shtylla u zgjodh të martën në krye të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ajo do të zëvendësojë në detyrë Natasha Mulajn, mandati 3-vjeçar i së cilës mbaroi.
Shtylla u zgjodh me votim nga anëtarët e tjerë të KPA-së.
Më herët Albana Shtylla ka qenë anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drejtore në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, Sekretare e Përgjithshme të Kuvendit të Shqipërisë dhe Drejtore e kabinetit të Avokatit të Popullit.
Që prej themelimit të KPA-së ajo është një prej gjyqtareve në institucionin që bën verifikimin përfundimtar të magjistratëve.