Deputetja Rudina Hajdari do të vazhdojë betejën e saj për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe hapjen e listave të kandidatëve për deputet.
Në një deklaratë për median pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ajo i bëri thirrje qytetarëve që t´i bashkohen në këtë nismë:
´Do vazhdoj betejën për ndryshmin e sistemit.
Besoj fort që në këtë vend nuk ka dy gjëra. Nuk ka as liri dhe as demokraci.
Betejën time do ta çoj deri në fund. Qytetarët shqiptarë e duan këtë betejë. I bëj thirrje qytetarëve të më mbështesin në këtë betejë, ndryshe do të ngelin në duart e këtyre njerëzve që kanë dëshirë vetëm interesin partiak.
Bashkë me kolegët e opozitës parlamentare jemi duke diskutuar me anëtarët e Komisionit të Ligjeve për të diskutuar ndryshimin e sistemit dhe hapjen e listave. Në zgjedhjet e ardhshme duhet të shkojmë me lista të hapura. ´
E revoltuar, Hajdari tha se shumica socialiste dhe opozita nuk kanë asnjë interes për ndryshime reale në sistemin zgjedhor pasi kështu ruajnë pushtetin e tyre:
´Kryetaret e Partive kanë 30 vite që qëndrojnë në pushtet dhe ulen në tryeza për të ndarë hesapet.
Momentin që diskutohet për sistemin zgjedhor këta i shkelin syrin njeri-tjetrit. Diskutojnë çështje pas asnjë rëndësi për qytetarët shqiptarë. Nuk i kushtojnë rëndësi së si të bëhet një garë e drejtë.´