![ArjanPushi Mjeku Arjan Pushi nuk vuante nga sëmundje të tjera të rënda](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/06/1593442278_ArjanPushi.jpg)
Mjeku Arjan Pushi, i cili humbi jetën në 29 qershor, i infektuar me Covid-19, nuk vuante nga sëmundje të tjera të rënda.
Shef i hematologjisë në QSUT dhe kolegu i Pushit, Arben Ivanaj u shpreh për gazetaren Mirela Milori se ndarja nga jeta e Pushit ishte e papritur:
“Ishte një humbje e papritur. Nuk kishte sëmundje të të rëndë përveç hipertension të nivelit të parë. por ky virus është i pabesë.
Kishte 15 ditë i shtruar tek Infektivi. Prej një jave ishte rënduar, dhe prej 48 orësh ishte i intubuar. Nuk arriti t’ja dilte.”
Sipas Ivanajt, në kartelën mjekësore të Pushit shkaku kryesor i vdekjes është koronavirusi.
Arjan Pushi u infektua gjatë punës në pavion e hematologjisë, ku ka dhe mbi 13 mjekë, infermierë dhe specializantë të tjerë të infektuar me Covid-19.
Ai u nda nga jeta në 29 qershor në moshën 58 vjeçare.