
Dy pacientë me covid-19 kanë humbur jetën në spitalin Infektiv në orët e fundit.
Viktimat janë një 74-vjeçare nga Shkodra dhe një 82-vjeçare nga Tirana. Të dy pacientet kishin sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Ditët e fundit, çdo ditë kanë humbur jetë 2-3 pacientë me Covid-19, ndërsa totali i viktimave që prej marsit ka arritur në 65.
Që prej 10 qershorit, në 3 javët e fundit, kanë humbur jetën 31 persona, pothuaj sa gjysma e gjithë viktimave që prej fillimit të pandemisë.
Po ashtu është dyfishuar numri i të shtruarve në spitalin infektiv, ku tashmë ka 71 pacientë të shtruar. 10 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 në gjëndje të rëndë dhe të intubuar.