Ambasadori gjerman: Presidenca gjermane e BE-së do fokusohet tek kriza e Covid-19

Nga Exit News
Ambasadori gjerman: Presidenca gjermane e BE-së do fokusohet tek kriza e Covid-19

Ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf deklaroi në 1 korrik, se presidenca e Gjermanisë në BE do të fokusohet tek rimëkëmbja ekonomike pas krizës së Covid-19.

një postim në Facebook, ambasadori shkroi:

“Tema qendrore e presidencës sonë do të jetë përballimi i krizës së virusit korona. Vetëm duke vepruar bashkarisht në mënyrë të koordinuar dhe të vendosur do të mund të ulin pasojat sociale dhe ekonomike të krizës.”

Ambasadori theksoi se një BE e fortë është dhe në interes të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor:

“Një Bashkim Europian i fortë është në interes të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. BE dhe shtete e tjera anëtare e kanë mbështetur tanimë Shqipërinë dhe rajonin në përballimin e krizës, ndër të tjera përmes dërgimit masiv të instrumenteve mjekësore ndihmëse apo përmes mbështetjes së grupeve vulnerable.”

Lidhur më Shqipërinë, ambasadori i bëri apel të gjithë institucioneve që të vijojnë me zbatimin e reformave, si e vetmja mënyrë për të çuar para integrimin europian të vendit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>