Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar deklarimin e pasurisë për 4 persona të dënuar për trafik të lëndeve narkotike dhe vrasje. Persona që duhet të deklarojnë pasurinë janë:
H. A., banues në Fushë Krujë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”;
M. K., banues në Krujë, nën hetim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
A. H., banues në Fier, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;
A. B., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
Personat kanë 2 ditë kohë për të plotësuar formularin, cili do ët dorëzohet tek OFL-ja dhe më pas në SPAK.