
Studimet mbi ndikimin e hidroklorinës në rritjen e vdekjeve të pacientëve me Covid -19 dhe përdorimi i ilaçeve të tensionin për trajtimin e tyre, u tërhoqën nga gazetat prestigjoze mjekësore, sepse janë bazuar në të dhëna të dyshimta, ç’ka ka sjellë rezultate keqdrejtuese.
Spitalet kryesore evropiane kanë mohuar t’i kenë dhënë të dhëna kompanisë Surgispher, e cila qendron pas dy artikujve, tashmë të tërhequr dhe të publikuar në gazeta prestigjoze në gjithë botën, raporton Politico.eu.
Një nga këto studime — e cila lidhi ilaçin e malarjes me rritjen e vdekjeve mes të sëmurëve me Covid-19 — u publikua në një nga gazetat e njohura mjekësore, Lancet, në maj. Kjo erdhi pasi presidenti i SHBA-ve tha në maj se po merr hidroklorinën si parandalues ndaj virusit, pavarësisht rezultateve të dobëta. Publikimi i artikullit bëri që OBSH të ndalonte testimet me këtë ilaç.
Në të njëjtën kohë, edhe gazeta e prestigjoze mjekësore “New England” tërhoqi një studim të kryer nga e njëjta kompani mbi përdorimin e ilaçeve të tensionit tek pacientët me koronavirus.
Kompania tha se ka marrë të dhëna nga 96 mijë pacientë në 700 spitale në 6 kontinente, 50 prej tyre në Evropë, për studimin e hidroklorinës.
Ndërsa për studimin e dytë, kompania ka marrë të dhëna nga 69 spitale, 7 prej tyre në Spanjë, në Itali, 5 në Gjermani, 5 në Francë dhe 7 në Britani.
Kompania nuk ka pranuar të publikojë të dhënat ku ka bazuar studimet duke cituar marërveshje konfidencialiteti me spitalet.
Por disa prej spitaleve të pyetura nga Politico.eu kanë mohuar të kenë marërdhënie konfidencialiteti duke thënë se spitalet nuk i nënshkruajnë këto marërveshje për të dhënat e përdorura në studime shkencore.