Rreth 70% e familjeve shqiptare kanë nevojë për ushqim e ndihmë psikologjike për të përballuar krizën e Covid-19

Nga Exit News
Rreth 70% e familjeve shqiptare kanë nevojë për ushqim e ndihmë psikologjike për të përballuar krizën e Covid-19

Rreth 75.5 përqind e familjeve shqiptare nuk plotësojnë dot nevojat ushqimore dhe 83.3 përqind nuk përballojnë dot shpenzimet për dezinfektant dhe maska gjatë pandemisë sipas një raporti të World Vision Albania.

Raporti vlerësoi ndikimin e shpërthimit të koronavirusit në mirëqënien e fëmijëve dhe familjeve shqiptare në vend.

Raporti ka gjetur se 71.9 përqind nuk blejnë dot shampoo, pastëdhëmbësh, produkte të higjenës dhe sende të tjera personale.

68.5 përqind shprehen se kanë qënë viktima të abuzimit verbal dhe fizik gjatë karantinës.

Ndërsa, 35 përqind thanë se kanë vuajtur nga nivele të larta ankthi gjatë koronavirusit, ku gratë vuajnë më shumë se burrat.

Papunësia u rrit me 10 përqind dhe tek punonjësit me kohë të plotë arriti në 9 përqind. 68 përqind u shprehën të sigurtë se puna e tyre do të preket nga pandemia.

Për të dalë nga kriza, 72 përqind e të anketuarve thotë se shpërndarja e ushqimeve do të ndihmonte. Rreth 60 përqind kërkuan edhe produkte të higjenës personale dhe ndihmë për mbështetje psikologjike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>