Opozita parlamentare: Nuk votojmë ‘reformë të arnuar’, duam lista të hapura

Nga Exit News
Opozita parlamentare: Nuk votojmë ‘reformë të arnuar’, duam lista të hapura

Opozita parlamentare ka ritheksuar të enjten se nuk do ta votojë në kuvend Reformën Zgjedhore nëse në të nuk përfshihen ndryshimi i sistemit dhe hapja e listave të deputetëve.

Në një deklaratë për medias, 3 liderët e grupeve parlamentare, Myslym Murrizi, Edmond Stojku dhe Nimet Musai thanë se 31 deputetët e grupeve të tyre parlamentare nuk do të votojnë ‘një reformë të arnuar’.

Myslym Murrizi u shpreh:

“Ne kemi kërkuar reformë të plotë zgjedhore, me lista të hapura dhe zbatimin e të gjitha rekomandimeve të OSBE-së.

Ata që janë jashtë interesave të pazareve do të qëndrojnë fort me votat e tyre për të mos votuar asnjë arnim.”

Murrizi është anëtar i grupit Demokrat, i cili ka 11 anëtarë, mes të cilëve dhe Rudina Hajdarin, pjesë e Këshillit Politik.

Grupi tjetër ‘I pavarur’ ka 9 anëtarë dhe kryesohet nga Nimet Musaj, ndërsa grupi ‘Demokraci dhe drejtësi’ ka 11 deputetë kryesohet nga deputeti Edmond Stojku.

Nuk dihet ende nëse tre kryetarët përfaqësojnë mendimin e të gjithë deputetëve në grupet e tyre.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>