PD kërkon miratimin e Reformës Zgjedhore sa më parë

Nga Exit News
PD kërkon miratimin e Reformës Zgjedhore sa më parë

Partia Demokratike kërkon që të miratohet sa më shpejt Reforma Zgjedhore, siç është rënë dakord në Këshillin Politik.

Sekretari  i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi i kërkoi kryeparlamentarit Gramoz Ruçi që të përfshijë që në seancën e radhës miratimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor:

“Miratimi pa vonesa i ndryshimeve konsensuale në Kodin Zgjedhor do të ishte hapi i parë për të dëshmuar vullnet për përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave.

Kryetari i Kuvendit të ushtrojë përgjegjësinë e tij për të mundësuar përfshirjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në seancën plenare të radhës.”

Sipas Bardhit, çdo ditë që vonohet përfshirja e këtyre ndryshimeve për miratim në seancë plenare është një ditë e humbur në rrugëtimin e Shqipërisë në BE.

Ndërkohë paraditen e 2 korrikut, opozita parlamentare ka deklaruar se nuk do të votojë ‘reformën e arnuar’ të Këshillit Politik nëse në të nuk përfshihet hapja e listave të kandidatëve për deputetë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>