Rama opozitës parlamentare: Votojeni e ta mbyllim me konsensus Reformën Zgjedhore

Nga Exit News
Rama opozitës parlamentare: Votojeni e ta mbyllim me konsensus Reformën Zgjedhore

Kryeministri Rama i bëri thirrje opozitës parlamentare që të votojë Reformën Zgjedhore, në mënyrë që të mbyllet ‘me dinjitet institucional dhe frymë konsensusi politik’ gjithë puna për reformën.

Në parlament, Rama tha se dhe ai, njësoj si opozita parlamentare, mendon se draft-reforma është e njëanshme, por ajo është pranuar nga palët politike:

“Jemi këtu për të dalë me dinjitet institucional nga kjo histori dhe për të dalë me një frymë konsensusi politik të mirëkuptuar nga populli shqiptar në radhë të parë.

Produkti aktual ka shumë njëanshmëri e pranoj.

Nuk jemi për të marrë urdhra nga PD dhe as nga ju [opozita parlamentare], jemi këtu për të bërë tonat, në mënyrë që produkti të mos jetë i njëanshëm.

Pa diskutim sot konsensusi nuk është dot produkt i shëndetshëm nëse shihet si një rezultat i një marrëveshje mes dy palëve ndërkohë që janë 3 palë faktikisht, se ju zonja Hajdari e keni firmosur marrëveshjen.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>