Ambasadorja Kim: SHBA-të gjithnjë në krah të Shqipërisë

Nga Exit News
Ambasadorja Kim: SHBA-të gjithnjë në krah të Shqipërisë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në mesazhin e 244-vjetorit të pavarësisë së SHBA-ve, deklaroi se Amerika do të mbështesë gjithnjë Shqipërinë për ta bërë atë një aleat më të fortë:

“Historia ka treguar që në momente vendimtare, SHBA dhe Shqipëria kanë zgjedhur të jenë pranë njëra-tjetrës. Ne vazhdojmë të qëndrojmë me ju sot, dhe do të qëndrojmë me ju nesër, si aleatë, të fortë, të lirë dhe të vendosur për të formuar një bashkim më të përsosur.”

Duke folur në një video-mesazh, Kim theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave në vend si e vetmja mënyrë për tu integruar në Bashkimin Europian.

Duke e vënë theksin veçanërisht tek Reforma në Drejtësi, Kim u shpreh:

“Në vitin 2016, kur Kuvendi miratoi njëzëri reformën në drejtësi, vendi hodhi hapat e parë drejt vendosjes të drejtësisë së re në Shqipëri për të çrrënjosur korrupsionin, për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe për të vendosur me vendosmëri sundimin e ligjit. Ky është një proces që kërkon kohë dhe përpjekje për të sjellë rezultate! Por, si gjithmonë, SHBA do të vazhdojnë t’ju mbështesin!”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>