Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha denoncoi sot përfshirjen në trafikun e drogës të dy drejtorëve të policisë, Arjanit Arapi dhe Ajet Zyberi. Ai tha se ka fakte të dokumentuara nga partnerë ndërkombëtarë, se drejtorët e policisë së Gjirokastrës dhe Korçës, janë kthyer në shërbëtore të biznesit të drogës.
Me këtë deklaratë, Zoti Basha ka akuzuar Kryeministrin Rama dhe Ministrin e Brendshëm Tahiri si krerët e trafikut të drogës, që përdorin dhe drejtuesit e policisë në shërbimin e tyre.
Basha ka akuzuar dhe më parë Ministrin e Brendshëm për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge, duke iu referuar sërisht si burim informacioni, partnerëve ndërkombëtarë.