Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama se po varfëron shqiptarët duke marrë borxh për të mbuluar paaftësitë e qeverisë së tij në mbledhjen dhe menaxhimin e të ardhurave.
Përmes ish-deputetes Jorida Tabaku, PD shprehet se vendimi për të rritur defiçitin buxhetor, pra ndryshimin midis të ardhurave dhe shpenzimeve, ‘është akti i dorëzimit të qeverisë dhe dëshmi sesa keq ka qeverisur këto 7 vjet dhe sa shumë ka abuzuar dhe vjedhur taksat e qytetarëve.’
Zonja Tabaku deklaroi se rritja e deficitit buxhetor“është akti që bën shqiptarët më të varfër, që zyrtarizon shkurtimin e mijëra vendeve të punës dhe që paralajmëron se në xhepat e qytetarëve do të ketë më pak të ardhura dhe më shumë borxhe.’
Një ditë më parë, qeveria vendosi të rrisë defiçitin e planifikuar për vitin 2020 në 1 miliardë euro, ose rreth 23% të shpenzimeve të planifikuara.
Defiçiti do të mbulohet me hua, të cilat qeveria tashmë thuaje i ka marrë: €650 milionë euro u morën përmes eurobondit në muajin maj, rreth €115 milionë në tregun e brendshëm në janar, ndërkohë që rreth €300 milionë janë dhënë nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke e çuar totalin e borxhit të marrë deri ë tani në mbi €1 miliardë.