Një letër drejtuar delegacionit të BE-së në Shqipëri, Komisionit Europian dhe Sekretariatit të Konventës të Bernës njofton se në Elbasan janë vrarë tre rrëqebuj.
Ekspertë vendas nga Institucioni për ruajtjen e natyrën në shqipëri (PPNEA) dhe të huaj nga Programi për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit (BLRP) analizuan fotografitë dhe dolën në përfundimin se rrëqebulli i vrarë është fotografuar në muajin Tetor.
Rrëqebulli i përket popullatës së rrëqebullit të Ballkanit që gjendet në Elbasan.
Institucionet vijojnë lobimin për t’i dhënë zgjidhje në nivel ndërkombëtar të këtij problemi.
“ Ne jemi të bindur se mungesa e vëmendjes mbi këtë fenomen mund të përshkallëzojë deri në skenarin më fatkeq për jetën e egër në Shqipëri, zhdukjen e Rrëqebullit të Ballkanit.”, shkruhet në letrën drejtuar forumeve europiane.