Hajdari: Nuk votojmë reformën zgjedhore pa lista të hapura

Nga Exit News
Hajdari: Nuk votojmë reformën zgjedhore pa lista të hapura

Pas takimit me Kryeministrin Rama, Hajdari tha për median se nuk ka një dakordësi mes opozitës parlamentare dhe shumicës socialiste për votimin e reformës zgjedhore në parlament pa përfshirjen e listave të hapura.

“Pa pasur lista të hapura nuk ka mundësi që ne të votojmë. Nuk u vendos gjë, por u bë e qartë se çfarë do të ndodhë në vijim. Ne jemi union, nuk lëshojmë asnjë centimetër. Ka presione nga të gjitha anët”, tha Hajdari.

“Listat e hapura janë të dobishme në gare. Të mos vazhdojmë të mbetemi peng i tre politikanëve”, shtoi ajo.

Hajdari tha se qëllimi i marrëveshjes së bërë midis PD, PS dhe LSI është rikthimi në sistem i PD dhe LSI.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>