
12 pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në Krujë, në 24 orët e fundit.
Nuk dihet ende nëse të gjithë të infektuarit janë kontakte të pacientëve të mëparshëm, apo nëse janë vatra të reja.
Aktulisht Kruja është një prej qyteteve me numrin më të lartë të të infektuarve ende aktivë. Fasoneritë ishin vatra kryesore e përhapjes së virusit në këtë qytet.