Raporti i Global Finance 2016 e rendit Shqipërinë si një ndër vendet më të varfëra në Europë. Sipas këtij raporti, hartuar nga Banka Botërore, Shqipëria lë pas në Europë vetëm Bonje-Hercegovinën, Ukrainën e Gjeorgjinë, ndërsa në botë renditet e 95-ta nga 180 shtete në total.
Ky raport mat varfërinë bazuar në paritetin e fuqisë blerëse- një nga dy metodat më të përdorura për të përcaktuar varfërinë në një vend.
Sipas Bankës Botërore, kjo është mënyra që jep një pasqyrim më real të situatës në çdo shtet pasi merret parasysh dhe kosto reale e jetesës dhe normat e inflacionit në vend.