Mediat amerikanë bënë të ditur, sot, se numri dy i organizatës terrorite ISIS, Abd ar-Rahman al-Mustafa Qaduli është vrarë. Nga informacionet e deritanishme mësohet se terroristi i shumëkërkuar prej vitesh është vrarë nga një sulm ajror i avionëv luftarakë amerikanë, në Siri.
Al-Mustafa Qaduli njihej si një prej personave më të rrezikshëm të ISIS dhe një prej mendjeve që ka organizuar shumë sulme terroriste. Për çdo informator që do të ndihmonte kapjen e tij, shteti amerikan kishte vënë në dispozicion një shpërblim prej 7 milionë dollarësh.