
Kopshti publik “Katër Stinët” fsheh faktin që një punonjëse është e infektuar me koronavirus, sipas hetimit të emisionit ‘Boom’ në Ora News.
Në video, një punonjëse e kopshtit tregon se si u sëmur kolegia e saj, por që kopshti vijon të qëndrojë i hapur dhe ato të detyruara të vazhdojnë të punojnë.
Prindërit vijojnë të çojnë fëmijët në kopësht, të painfromuar për punonjësen e infektuar.
Lajmi është konfurmuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve por Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor nuk është në dijeni, raporton “Boom”.
Instituti i Shëndetit Publik mbylli Kopshtin ‘Katër Stinët’ pas denoncimit publik.