Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim propozimet e opozitës parlamentare për hapjen e listave të deputetëve, heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe për ndryshimin e pragut zgjedhor.
Propozimi mori 16 vota pro dhe vetëm një kundër, atë të deputetit Alimadhi.
Pritet që të ketë sërish diskutime në komision për këto propozime për detajet, pasi miratimi i sotëm ishte në parim për gjithë propozimin e opozitës parlamentare.
28 deputetët të opozitës parlamentare i kanë kërkuar Kuvendit 3 javë më parë hapjen e listave të deputetëve, ndalimin e koalicioneve parazgjedhore dhe përcaktimin e një pragu minimal.
Exit News ka shpjeguar propozimit e tyre këtu.